Kriza me migrantë, Tusk kërkon bashkëpunim nga Turqia

418
Presidenti i Bashkimit Evropian, Donald Tusk, i ka bërë thirrje Turqisë që të punojë me Brukselin në çështjet si kriza e migrantëve. Duke uruar kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu, për rizgjedhje, Tusk po ashtu ka kërkuar nga Ankaraja që të rinisë procesin e paqes me kurdët. Bashkimi Evropian, muajin e kaluar, ka shpallur një plan bashkëpunimi me Turqinë, për çështjen e migrantëve.
BE i ka ofruar Turqisë 3 miliardë euro, si dhe perspektivë në liberalizimin e vizave dhe në bisedimet për anëtarësim në BE, me kusht që Turqia të ndalë fluksin e migrantëve që ia mësyjnë Evropës. “Shpresoj të marr një sinjal të fuqishëm dhe të dukshëm nga ana juaj, se Turqia është e gatshme të angazhohet me BE-në në këtë çështje, në një frymë konstruktive dhe largpamëse”, ka thënë Tusk në letrën e tij për Davutoglun.
Sigal