Shkodër, 3 persona me armë dhe maska grabisin një çift të fejuarish

473
Tre persona të maskuar e të armatosur u kanë zënë pritë një çifti të fejuarish në Shkodër. Nën kërcënimin e armës, grabitësit kanë arritur t’u marrin shtetasve F.A. dhe E.L. një shumë prej 7 mijë lekësh të reja dhe një aparat celular. Grabitja ndodhi në fshatin Beltojë të Shkodrës, ndërsa policia ka nisur kërkimet për gjetjen dhe vënien në pranga të 3 autorëve. Grupe kontrolli janë ngritur në të gjitha rrugët hyrëse dhe dalëse të Shkodrës.
Sigal