Hashim Thaçi: Proceset integruese të Kosovës po pengohen nga opozita

459
Zëvendëskryeministri dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar për mediat kosovare se opzita po pengon proceset integruese të saj, përfshirë edhe anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Thaçi është shprehur se sa më shumë gaz lotsjellës në Kuvend, aq më e zbehtë do të jetë përkrahja për Kosovën. “Ne jemi ballafaquar në të njëjtën kohë edhe me një fushatë agresive, plotësisht e padrejtë nga Serbia, ku janë bashkuar edhe shteti, edhe kisha, edhe akademia e shkencave në këtë fushatë antiKosovë. Por në të njëjtën kohë mund të them se edhe opozita kosovare e ka lënduar procesin e Kosovës në UNESCO”, shton ai, duke i ftuar liderët opozitarë participim dhe në asnjë rrethanë për mentalitet bllokues, apo veprime bllokues në Kuvendin e Kosovës. Sa i përket ratifikimit të MSA-së, që pritet të hënën në Kuvend, Thaçi shprehet i bindur se legjislativi do ta miratojë ligjin për ratifikimin e MSA-së, por thotë se nuk e kishte menduar kurrë që do të ketë Kuvendi, deputetë që nuk marrin pjesë në një akt solemn për Kosovën.
Sigal