Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar në Francë

Policia franceze ka
arrestuar sot kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai është arrestuar në
bazë të urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

NOA

Haradinaj ndodhet në
ndalim në një burg në Francë, ndërkohë që autoritetet franceze kanë njoftuar
ato kosovare për arrestimin e tij, raporton Insajderi.com.

Insajderi nuk ka mundur
ende të marrë një qëndrim zyrtar prej Ministrisë së Drejtësisë.

Edhe familja e
Haradinajt ka thënë për RTK se kreu i AAK-së është arrestuar në Francë, në bazë
të një fletarresti ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia.