Ekzekutohet në sy të vajzës së mitur shqiptari në Gjermani

377
Sigal

Një shqiptar 46-vjeçar
është ekzekutuar me pesë plumba ditën e sotme në mëngjes në qytetin e
Viselhovedes në Gjermani. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte
duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë
qëlluar me armë zjarri. Mësohet se ai ka humbur jetën në vend. Policia gjermane
është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur. Shqiptari, mësohet
se kohë më parë kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur
fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg. Policia gjermane
po heton në pistën e hakmarrjes. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje
shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. Ngjarja ka ndodhur para shkollës fillore
ku mësonte e bija. I gjithë komuniteti i qytezës është shokuar nga ngjarja.