FOTO/ Tronditet Shangai, furgoni me bombla gazi shpërthen në mes të sheshit plot me njerëz

490
Një furgonështë futur në turmën e njerëzve në Shangai duke lënë të paktën 18 vetë të plagosur.

Nga 18 të plagosurit, 3 prej tyre janë në rrezik për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 me orën lokale, tek “Sheshi i popullit”, moment edhe kur ai është më i ngarkuar me vizitorë.
Furgoni ka shpërthyer në flakë menjëherë pas përplasjes, pasi sipas dëshmitarëve ai kishte të ngarkuara bombola gazi.
Policia vendase po heton mbi incidentin, për të marrë vesh shkaqet.


Sigal