Gjermania do të marrë 180 miliardë euro borxh në 2021

227
Sigal

Gjermania do të marrë më në fund një borxh prej 180 miliardë eurosh në 2021, për shkak të valës së dytë që e ka detyruar të zgjasë kufizimet deri në janar, sipas buxhetit vjetor të miratuar në Komisionin e Financave nga Bundestag. Miratuar herët në mëngjes, pas 17 orëve diskutime, ky buxhet parashikon një total prej 179,8 miliardë euro borxhe të reja për vitin 2021 dhe 498,6 miliardë euro për shpenzime publike, sipas dokumentit përfundimtar.

Gjermania do të marrë rreth 84 miliardë euro më shumë nga sa kishte parashikuar Ministria e Financave në shtator, para mbërritjes së valës së dytë. Gjermania vendosi në fillim të nëntorit kufizime të reja duke mbyllur në mënyrë të veçantë baret, hotelet dhe qendrat kulturore dhe të argëtimit, që kanë ndikuar në ekonomi.

Dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi të mërkurën zgjatjen e këtyre masave deri në janar, përballë një situate shëndetësore që vazhdon të jetë shqetësuese. Si pasojë e kësaj, Berlini ka zgjatur për një muaj ndihmat e urgjencës të vendosura në nëntor për të mbështetur kompanitë më të prekura nga kufizimet, të cilat rëndojnë mbi buxhetin federal.

Bundestag do të mblidhet tashmë duke nisur nga 7 dhjetori për të miratuar këtë buxhet.