Daçiç sulmon: Shqiptarët të gatshëm edhe për terrorizëm

329
Sigal

Politikanët shqiptarë
janë të gatshëm për gjithçka, madje edhe për akte terroriste’, ka qënë kjo
deklarata e Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ka hedhur
akuza në drejtim të Prishtinës zyrtare për rastin Haradinaj.

Daçiç është shprehur se
diaspora shqiptare ka planifikuar që të bastisë një nga misionet diplomatike
serbe dhe se Beogradi ka patur kërcënime për të tërhequr kërkesën për
ekstradimin e AAK-së, ndonëse nuk ka paraqitur asnjë provë. I menjëhershëm ka
qënë edhe reagimi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, të cilët hodhën poshtë
pretendimet e palës serbe, ndërkohë që shtuan se kjo retorikë nuk ndihmon në
normalizimin e marëdhënieve.

Prishtine- I
njohur për deklaratat e tij tejet të ashpra, Minsitri i Jashtëm serb, Ivica
Daçiç, ka lëshuar akuza të rënda kundrejt klasës politike të Kosovës, duke u
shprehur se politikanët shqiptarë me rastin Haradinaj treguan se janë të aftë
të bëjnë gjithçka, duke filluar nga kërcënimet e deri tek aktet terroriste.

Në një prononcim për
mediat, Daçiç tha se agjensitë e inteligjencës kishin marrë informacione se një
grup shqiptarësh nga diaspora kanë planifikuar të sulmojnë dhe bastisin një
mision diplomatik serb, por pa dhënë informacione të tjera dhe pa e saktësuar
se për cilin mision bëhej fjalë.

Ai nënvizoi se ky
aksion do të ndërmerrej në shenjë hakmarrjeje ndaj kërkesës për ekstradimin e
liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shefi i diplomacisë
serbe pretendoi gjithashtu se Beogradi zyrtar kishte patur presione për të
tërhequr kërkesën e ekstradimit, ndonëse edhe për këtë deklaratatë munguan
emrat dhe provat për të vërtetuar ligjëratën e tij.

I mënjëhershëm ka qënë
reagimi nga ana e qeverisë së Kosovës.

Nëpërmjet një
komunikate për mediat, Ministria e Jashtme kosovare, e dënoi deklaratën e
Daçiç, duke e cilësuar atë si një akt që nuk kontribon në procesin e
normalizimit të marëdhënieve mes palëve.

Prishtina zyrtare mohoi
cdo akuzë për organizim sulmesh në ndonjë mision diplomatik serb, ndërkohë që
tha se akte të tilla mund të orkestrohen nga vetë Serbia për të shkaktuar
destabilitiet. Marëdhëniet mes palëve janë përshkallëzuar edhe më tej për shkak
të cështejes së themelimit të bashkësive në komunikat me shumicë popullsie
serbe.

Beogradi ka deklaraur
se do t’a implementojë i vetëm këtë marrëveshje, ndërkohë që në
kundërpërgjigjen e saj, qeveria kosovare theksoi se do të shpallë të pavlefshëm
cdo veprim të tillë.