Bashkia e Tiranës, aksion për strehimin e njerëzve që jetojnë “pa çati”

395
Sigal

Bashkia e
Tiranës informon se numri i personave që kanë kaluar mbrëmjen e acartë në
qendrat sociale të hapura nga Bashkia e Tiranës ka arritur në 193 persona. “Punonjësit
e Policisë Bashkiake kanë vijuar të punojnë me intensitet për evidentimin e
personave që janë në kushte të vështira duke i strehuar në qendrat
sociale, si dhe u janë përgjigjur telefonatave të qytetarëve, të cilët
kanë lajmëruar për raste emergjente dhe që kanë pasur nevojë për trajtim” thuhet
në njoftimin për shtyp Falë ndihmës dhe përkujdesit në kohë, ndonëse
temperaturat në kryeqytet arritën deri në -11 gradë, nuk pati asnjë viktimë nga
i ftohti, siç ndodh në qytetet e tjera, ndërsa vetë Veliaj përveshi mëngët dhe
i erdhi në ndihmë qendrave ditore sociale, duke shpërndarë vetë ushqimin për të
pastrehët. “Motin nuk e kemi në dorë, por kur të vjen në derë duhet ta
përballosh. Zgjodhëm të mos bënim analizë por kur kuptuam që ishte diçka e
pazakontë, pasi njerëzit në Tiranë para ca ditësh e pinin ende kafen jashtë dhe
ardhja kaq e bëftë e përkeqësimit të motit na bëri të kuptonim, që duheshin
marrë masa. Janë shpëtuar pafund jetë njerëzish, jemi ende në proces. Vetëm
mbrëmë dhamë zgjidhje për 133 persona në situatë rruge.