Tirane – S’i binden agjentëve të krimeve dhe godasin njërin prej tyre, arrestohen 3 të rinj

554
Sigal

Tre të rinj janë
arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të
punonjësve të policisë kriminale. Më pas kanë goditur njërin prej agjentëve të policisë
kriminale

Arrestimi i tyre është
bërë mbrëmjen e 9 janarit 2017 nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 1.

Në flagrancë janë
arrestuar Enea Kapo, 20 vjeç, banues në Tiranë, Skerdi Hyka, 20 vjeç, banues në
Tiranë, i dënuar më parë për “Vjedhje” dhe Brahim Spahiu, 20 vjeç, banues në
Tiranë.

Policia informon: “Arrestimi
në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi më datën 08.01.2017, rreth orës 23:30
në rrugën “Ali Shefqeti” në Shkozë nuk i janë bindur urdhërit për kontroll të
punonjësve të policisë kriminale ku më pas kanë goditur njërin prej agjentëve
të policisë kriminale gjatë kryerjes së detyrës, shtetasin F. T.

Materialet proceduriale
i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën
penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, parashikuar nga
Neni 236/2-25 i Kodit Penal.