E pabesueshme, prindërit marrin drogë në mes të kryeqytetit në sy të fëmijëve

403
Sigal

Sot në qendër të Prishtinës, pikërisht në lagjen Ulpiana, dy persona janë parë duke e injektuar njëri-tjetrin.

Në pikë të ditës, në ambient publik, e para syve të fëmijëve, dy persona në lagjen Ulpiana janë parë duke e injektuar njëri-tjetrin me drogë.

Në një video të dërguar nga banorët e asaj lagjeje shihet se këta persona janë munduar që të fshihen prapa një peme mirëpo, aty shihen duke luajtur fëmijët në këtë park.

Një banor ka thënë se e ka kontaktuar policinë, por të njëjtit i kanë thënë se kanë ngjarje më me prioritet.

“E kena thirrë policinë s’di sa herë, edhe na kanë thanë se kena raste me ma me prioritet. Kishin thirr edhe shumë banorë tjerë ma herët në polici”, ka treguar ai për lajmi.net.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net, se në polici nuk është raportuar asnjë rast i tillë.

“Nuk kemi të evidentuar ndonjë pranim të informatës së tillë. Në cilëndo situatë kur marrim informacion për veprime të cilat kërkojnë trajtim nga ana e policisë, ne dalim në vendin e ngjarjes dhe ushtrojmë autorizimet tona konform kompetencës”, ka thënë Borovci për lajmi.net.