“Bashkia që duam” çon Ramën në zonën e Taulantit/ Nesër në mesditë institucionet mbyllin …

506
Sigal

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në Librazhd, ku në orën 12:00 pritet të prezantojë kandidatin e PS-së për kryebashkiak në kuadër të turit ‘Bashkia që duam’.

Përmes një ftese që është shpërndarë nga strukturat e PS-së, u kërkohet qytetarëve, që bashkë me familjarë të tyre të jenë të pranishëm në takimin, ku do të jetë i pranishëm edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Ashtu sikundër ka ndodhur deri më tani, administrata pritet të jetë e pranishme me detyrim, ndërsa nga Elbasani dhe zonat përreth pritet që të bëhet transporti i banorëve, për të pasur një numër sa më të lartë të pjesëmarrjes.

Duke qenë se takimi do të jetë në mesditë nuk përjashtohet mundësia që edhe shkollat të zhvillojnë mësim me orë të reduktuara, ndërsa shumë institucione mund të ndërpresin punën.