Vasili: Rama dhe Ruçi provokojnë shumë rëndë Komisionin e Venecias!

401
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka denoncuar votimin e PS-së në Kuvend për ndryshimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Vasili shprehet se votimi u krye kur në Tiranë ishin ftuar ekspertët e Komisionit të Venecias, të cilët do të japin rekomandimet për të njëjtën çështje që votuan socialistët.

Vasili deklaron se votimi i ligjit, në kohën që PS ka kërkuar ekspertizë nga Venecia është një skandal shtetëror dhe turp politik për qeverinë dhe drejtuesit e Parlamentit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

Rama dhe Ruçi provokojnë shumë rëndë Komisionin e Venecias!(Dokumenti).

Edi Rama dhe Gramoz Ruçi për turpin e tyre dhe në demonstrim të një harbuterie të padëgjuar provokuan shumë rëndë Komisionin e Venecias.

Pasi Gramoz Ruçi ju drejtua me një letër zyrtare Komisionit të Venecias me disa pyetje, ku kërkonte opinionin e Venecias lidhur me betimin e gjyqtarëve kushtetues te presidenti, minimumi shtetëror, qytetar dhe psiqik kërkonte pritjen e përgjigjeve të Venecias për to.

Gramoz Ruçi, që është shndërruar thjesht në qehajain e depersonalizuar të Edi Ramës në parlament, nuk priti aspak përgjigjet e Komisionit te Venecias, por me urdhrin e Edi Ramës votoi ligjin antikushtetues, që eviton betimin e gjyqtareve kushtetues te presidenti.

Ky provokim i trashe dhe vulgar i dyshes Rama -Ruçi ndaj Komisionit te Venecias eshte i paprecedent dhe thjesht demostrim i babezise se tyre per ca ore me shume ne karriget e pushtetit. Kjo babezi rilindase nuk kurseu as Komisionin e Venecias.

Ne rast se qehajai te Kuvendit Ruçi do ti kishte mbetur ndonje gram personalitet nuk do te pranonte kurre te fuste keto nisma ligjore per votim ne seance plenare, per sa kohe qe Komisioni i Venecias, i kerkuar nga vete Ruçi, te jepte opinionin e tij per pyetjet e bera po prej tij.

Turpi i Ruçit behet edhe me i madh sepse misioni i Komisionit te Venecias ashtu sic kishte njoftuar erdhi deri ne Tirane pikerisht per kete ceshtje, nderkohe qe po Ruçi nje dite me pare kishte votuar ligjin ne parlamentin e patateve te kalbura qe drejtohet po prej tij.

Fyerja shume e rende e Rama -Ruçit ndaj Venecias eshte nje turp, qe nuk shlyhet kurre.

Megjithate per korrektese ndaj publikut po ju paraqes edhe nje here pyetjet, qe Ruçi i drejtoi Komisionit te Venecias qe te kuptoni edhe me mire turpin.

Ja pyetjet qe vijojne:

– Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues, nisur nga solemniteti i betimit si akt, çfarë mekanizmi mund të përdoret për ta zhbllokuar një situatë të tillë?

– A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit, për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari është emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

– Cilat mund të ishin zgjidhjet sipas standardeve më të mira ndërkombëtare për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërrasë për betim zyrtarin?

Ja dhe foto e dokumentit origjinal me firmën e Ruçit.