Meta: Ftoj këdo që do të drejtojë Partinë e Lirisë të kandidojë në konventën që vjen

13
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbledhur Kryesinë disa ditë para Konventës Kombëtare, e cila do të mbahet më 27 prill.

Ai tha se partia do të ndërtohet mbi baza të reja, që do t’i japin fund nepotizmit, mosmbjajtjen e përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim.

Meta po ashtu bërë i thirrje se kushdo që mendon se mund ta drejtojë më mirë Partinë e Lirisë, të paraqesë kandidaturën e tij në konventë dhe po ashtu kushdo që ka një program që mendon se është më mirë se ai aktual me pesë pika, ta paraqesë.

Meta: Statuti, do e ndërtojë këtë parti mbi baza të reja, duke i dhënë fund nepotizmit, mosmbajtjen se përgjegjësive dhe kakofonisë në drejtim.

Ftoj këdo që ka dëshirë të drejtojë më mirë Partinë e Lirisë të kandidojë në konventën që vjen. Ftoj cilindo që ka një platformë më të mirë, ta paraqesë.

Kjo nuk mund të jetë një forcë me dy shoferë. Dualizmi ishte shkatërrimtar për PD, pale kur futet ndonjë dorë e tretë.

Duhet shpejtësi dhe vendimmarrje tjetër, duhet fuqizim i organizimit dhe përqendrim i mesazhit politik.

Vendimmarrje vertikale në zbatimin e vendimeve që do të marrë konventa dhe forumet më pas.