Spiropali reagon kundër akuzave të ish-deputetes Dhurata Çupi

494
Sigal

Elisa Spiropali, Zëdhënëse e Qeverisë dhe ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka reaguar ndaj ish-deputetes Dhurata Çupi.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat tha se deklaratat dhe akuzat qesharake të Olta Xhaçkës, që ngjajnë si dy pika uji me akuzat e shefes së saj politike, Elisa Spiropali, për tritolin në shtyllat e tensionit të lartë, u provojnë shqiptarëve se drejtohen nga një qeveri e destabilizuar dhe nga një kryeministër me qëllime të mbrapshta.

“E dashur Zonja Çupi PD, flm për “dhuratën”, por s’jam shefja politike e Oltës. Kam nderin të jem mikja e kolegia e saj.

Sa për qeverinë e destabilizuar mos qaj hallin e kalorësit xhan, dhe uroj sinqerisht të shihemi në zgjedhjet e 2021-shit. Të fala miqve!”, shkruan Spiropali.

Ministrja e Ramës prej kohësh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të deklaratave të saj, që herë pas here shkaktojnë humor jo vetëm në mjedisin politik, por edhe rrjetet sociale