“Kim Jong-Un në maj do të mbyllë objektin ku ka kryer testet bërthamore”

478
Koreja e Veriut, do të çmontojë muajin e ardhshëm objektin në Punggye-ri, ku deri më tani ka kryer testet e saj bërthamore, deklaroi sot zyra presidenciale e Koresë së Jugut (Shtëpia e Kaltër)
Sekretari kryesor për mediat i Koresë së Jugut, Yoon Young-chan, lajmin e konfirmoi në një transmetim të drejtpërdrejtë të dielën, dy ditë pas samitit të parë ndër-korean në më shumë se një dekadë.
Pas marrëveshjes për denuklearizim dhe për paqe të arritur mes dy presidentëve, Yoon tha se lideri verikorean, Kim Jong-un, është i gatshëm për marrëdhënie me armikun e tij të vetëshpallur, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për çka pritet të takojë presidentin amerikan, Donald Trump, brenda afatit të ardhshëm dymujor, raporton Anadolu Agency.
Përse duhet të mbajmë armë bërthamore dhe të jetojmë në kushte të rënda, nëse do të takoheshim shpesh me amerikanët për të ndërtuar besimin, dhe nëse na premtojnë se do të përfundojnë luftën dhe se nuk do të na pushtojnë?”, citoi Kimin zëdhënësi nga Jugu.
Kim ka përgënjeshtruar zërat se uzina Punggye-ri tashmë është në gjendje jofunksionale, ndërkohë që do të ftojë ekspertët nga jashtë të dëshmojnë mbylljen e saj.
Sigal