Kim Mehmeti: Ka pushtet, por ka edhe dinjitet!

Ka diçka që i bënë të njëjta partitë e shqiptarëve të Maqedonisë: etja e tyre anormale dhe e pakusht për pushtet.

Dhe aq janë verbëruar nga kolltukët qeverisës që të mundësojnë të jesh edhe patriot edhe hajdut sa nuk e shohin se partitë maqedonase mund të fitojnë edhe njëqind deputet, por ato kurrë nuk mund të formojnë qeveri pa shqiptarët.

NOA

Cila do qeveri pa shqiptarët do ishte qeveri e maqedonasve, e jo e Maqedonisë!

Dhe nëse është kështu atëherë pse gjithë ai vrapim i partive shqiptare me brekët nëpër këmbë, se cila më parë do arrijë te selia e partisë maqedonase që i ka fituar zgjedhjet parlamentare?!

Si nuk ndodhi një herë të vetme që partitë maqedonase të vraponin drejt selive të partive shqiptare, për t’i bindur dhe joshur ato të bëhen pjesë e qeverive të drejtuara nga ato?!

Shkurt e shqip: paritë e shqiptarëve të Maqedonisë e kuptuan se cilat janë të mirat që t’i sjell pushteti, por duke harruar si mbrohet dinjiteti!