Ban Ki Moon-Hugarisë: Respekto të drejtat e emigrantëve

439
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon i ka thënë presidentit hungarez, Janos Ader se Hungaria duhet të respektojë të drejtat njerëzore të emigrantëve gjatë një takimi dypalësh që u mbajt para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Liderët u takuan pasi Hungaria është kritikuar ashpër për trajtimin e emigrantëve, shumica prej tyre refugjatë sirianë, të cilët po përpiqen të hyjnë në Bashkimin Evropian përmes Hungarisë.
Hungaria ka ndërtuar një kordon kufitar në jug për të ndaluar fluksin e emigrantëve.
”Ban i ka thënë Ader se i kupton sfidat me të cilat përballet Hungaria për shkak të lëvizjes së emigrantëve”, sipas një deklarate të zëdhënësit të Ban Ki-moon, që u lëshua pas takimit.
“Megjithatë, sekretari i përgjithshëm theksoi për presidentin rëndësinë e respektimit të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në deklaratë.
Sigal