Athinë, grumbullimet në Agia Paraskevi dhe pikniqet për fundjavë bëhen problem

323
Sigal

Kryetari i komunës Agia Paraskevi në veri të Athinës, tha të enjten se ishte i shqetësuar se më shumë se 1000 persona po planifikonin të mblidheshin në sheshin kryesor të premten dhe gjatë fundjavës, pavarësisht një urdhri të qeverisë për ndalimin grumbullimeve të më shumë se 10 njerëzve.

Të mërkurën, Zv.ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias njoftoi mbylljen e sheshit “Agiou Ioannou” të qarkur, çdo ditë nga ora 21 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit pasi rreth 400 të rinj u mblodhën të hënën dhe të martën gjatë natës, duke pirë alkool të siguruar nga kafenetë e zonës.

Policia u hodhi gaz lotsjellës pasi turmat e të rinjve refuzuan të shpërndaheshin.

Kryetari i bashkisë Vasilis Zorbas i tha Skait se një turmë e vogël ishte në shesh pas orës 21 të darkës së të mërkurën, por më shumë njerëz u mblodhën pas një ftese që ishte hedhur në internet.

“Komuna nuk mund të ruajë zonën, ajo vetëm mund të telefonojë policinë,” tha ai, duke shtuar se banorët e zonës janë të kënaqur me vendimin për të mbyllur sheshin gjatë natës.