Zgjedhje rajonale në Katalunja, shpresohet pavarësia nga Spanja

518
Katalunja po voton sot (27 shtator) në zgjedhjet rajonale që partitë nacionaliste shpresojnë t’i vënë ata në rrugën e pavarësisë nga Spanja.
Dy parti separatiste kanë bashkuar forcat, dhe janë duke synuar për të siguruar shumicën e vendeve në parlament – 68 nga 135.
Ata thonë se kjo do të lejojë që ata të shpallin pavarësinë brenda 18 muajve.
Qeveria qëndrore në Madrid ka premtuar se do t’i bllokojë në gjykatë veprime të tilla.
Sondazhet sugjerojnë se shumica e katalanasve favorizojnë një referendum mbi pavarësinë, por janë të ndarë në mënyrë të barabartë mbi vendimin nëse ata duan të shkëputen ose të qëndrojnë me Spanjën.
Votimet u happen në orën 07.00 dhe do të mbyllen në orën 18:00
Më shumë se pesë milionë njerëz kanë të drejtë të japin votat e tyre.
Ata thonë se votimi i së dielës është një referendum ‘de facto’ për pavarësinë nga Spanja.
Gjithashtu argumentojnë se qeveria spanjolle ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme për të lejuar një referendum të njohur ligjërisht.
Qeveria e qendrës së djathtë në Madrid e ka përshkruar planin e shkëputjes si “një absurditet”.
Sigal