‘Qyteti i dashurisë’, një ditë pa makina

486
Bulevardet e Parisit, që zakonisht janë të bllokuar nga trafiku, u zgjuan të qetë sot, me këmbësorë që kanë zëvendësuar boritë e makinave dhe zhurmimet e motoçikletave. Nga ora 11:00 deri në orën 18:00, makinat u ndaluan në shumë lagje pariziane. Iniciativa është një përpjekje e udhëhequr nga kryetarja e bashkisë, Anne Hidalgo, për të ulur ndotjen në metropol për shkak të trafikut të rënduar.
Kjo nismë zhvillohet dy muaj para një samiti ndërkombëtar mbi ndryshimin e klimës.Hidalgo tha se dëshironte të tregonte se qyteti mund të funksionojë pa trafikun e makinave. Automjete emergjence dhe disa makina shpërndarjeje ende janë të lejuara, por pika kontrolli të policisë janë ngritur për të zbatuar ndalimin e qarkullimit për pjesën tjetër të makinave. Dita e parë pa makina në Paris kryesisht ndikon në qendër të qytetit. Zyrtarët e qytetit kanë nisur fushata për të forcuar qarkullimin pa makina, sidomos promovimin e transportit me biçikletë.
Sigal