Meksikë, arrestohet kreu i Kartelit të Gjirit, bandës famëkeqe Jalisco Nueva Generacion

488
Kreu i një prej grupeve më të vjetra kriminale të Meksikës, Karteli i Gjirit, është arrestuar pranë qytetit turistik të Kankunit, njoftuan dje autoritetet.
Lajmi u bë i ditur disa ditë pas arrestimit të kreut të bandës kriminale rivale, Jalisco Nueva Generacion në qytetin e Kankunit, i përfshirë në një sërë vrasjesh dhe incidentesh që lidhen me krimin e organizuar, këtë vit.

Karteli i Gjirit, i cili i siguronte të ardhurat nëpërmjet grabitjeve dhe trafikimit të drogës, mendohet të ketë qënë një nga grupet më të fuqishme kriminale të vendit, por gjatë viteve të fundit ata e humbën kontrollin ndaj rivalëve të tyre.

Aktualisht, Karteli Sinaloa dhe Jalisco Nueva Generacion konsiderohen si grupet më të fuqishme kriminale në vend.

Arrestimi dhe ekstradimi i kreut të Sinaloa, Joaquin “El Chapo” Guzman, në Shtetet e Bashkuara në fillim të këtij viti, ka ndikuar në rritjen e luftimeve midis bandave, duke përfshirë edhe rajonet turistike, pasi ata kërkojnë të marrin kontrollin në vend.

Gjithashtu, numri i vrasjeve është rritur ndjeshëm me rreth 12 155 vrasje gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Në qershor, janë vrarë rreth 2 234 persona, duke shënuar muajin më të përgjakshëm në vend, për dy dekada.
Sigal