21-vjeçari i futet gruas nga Korça në banesë, i vjedh portofolin dhe i zbraz llogarinë bankare

383
Një vjedhje është regjistruar në Korçë, ku një i ri ka hyrë në banesën e një 62-vjeçareje dhe më pas i ka grabitur kartën e bankës.
Burime zyrtare nga policia e Korçës bënë me dije se 21-vjeçari me inicialet J.XH ka hyrë në banesë gruas me inicialet I.V, dhe bashke me portofolin i ka vjedhur kartën e bankës.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 26.07.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin J.XH vjeç 21 , banues në Korçë, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi GJ.V, vjeç 54, banues në Korçë, se në lagjen 12, në banesën e motrës, I.V, vjeç 62, ka marrë një portofol, ku ishte karta e kreditit, me të cilën ka tërhequr nga bankomati. Neni 134 i Kodit Penal.
Sigal