Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Të gjithë detit i kthyen krahët

Të gjithë̈ detit i kthyen krahët
dhe dita si një̈ qiri fikej,
dhe që erdhëm ne të parët,
për të ikur, më s’na ikej.

Të kujtohet e dashur ajo ditë,
kur Dielli mbi ne si pemë u shkund?
Unë të thashë “Rri!”, ti më the”Mos ik!”
Sa të pinim detin ne, gjer në fund.

Sigal

Më ler, o det!

S’erdha si det, kur vjen në breg
Se deti prap në bazë kthehet
Malli për ty bjonde më djeg
Si puthje, malli le të shprehet.

Më ler o det, më ler, të shprehem
S’t’i dua valët, sot s’t’i dua
Nga puthjet sot më ler të dehem
Se puthjet janë si valë për mua.

Dhe bjondja si një varg i lirë
Si metaforë rri për mua
Më ler o det, më ler më mirë
Ti shprehem bjondes, sa e dua.