Suplementi Pena Shqiptare/ Liliana Shkodrani Baçi: Unë dhe Shqiëria

388
Sigal

Orë më parë ju nisa nota mandoline përmbi valë.Isha unë ajo,ajo që di si dhe ju, dhe t’i puth gjinë mënxyrës Ju nisa det me gaz! Çalë_ çalë qorrosja hall’n e listës në rradhë, e sisën që regjenerojë evlat ua kam thënë si i djeg xhan.. . Ish e janë cërka poeti, dikush nën dhëmbë qortim mbanë…pooo…lumëmadhja unë. Kjo është fjalë e zonave labe që në gji i mbajë Nuk kam qënë përherë kështu ! -.Ahhh moj lumëmadhja Lilianë! _Situatës së përpiktë e t’saktë i bashkëngjis përshtypjet; Ndizen ..s’di ç’sinfoni.Krejt imi krijim mbi blunë nën të kaltërtin qiell të Mesdheut e zën më mbajti në trishtim të brishtë. Ish shumë më shumë se ngazëllim epshi në flirt. _Përse? _Si përse, kur më tej ca pëllëmbë historie ka vulën e vetmohimit.Vulën e mitologjisë së lashtë ! Gjurmën e plakut mbi dyfek e kashtën bërë gri nga lotët gjalmë. Kish dyfekun e labit me qeleshe përmbi shënjë. Xhufkën pa zgidhur në këllq.Kish dhimbjet e lindjes për bir dhënë.Kish vrull mbi damarrë të nënave çember sterrë.Kish zog me sqep ari në puthje të flaktë. Kish pa hesap gjymtyrë të çjerrë mbi penë lutjesh për mort të mbajtur në nder. Kish qamet për tyret pafajësi vënë mbi mermer buqetë tyta thirrjesh për Nderin mbi Nder. Kish nota pentagrami nga harku i rrëzuar. Kish alarm borizani shtigjeve shtegtuar.Kish ditë gjatoshe në thonjë të rrënuar.Kish bukle nën vrerë vënë shtruar. Kish patur martirë për flamur me ngjyrën e Shqiptarit më të kërkuar _ Paskësh sot martir për pafundësinë e lodhur të shpresës që haka i ra në brinjë. E isha unë, ti, e ai.Ata e ato në mes tragjedisë. Dita ish natë_ nata u bë ditë si pasqyr e lotit pa shkëndijë frike… Isha unë nga largë.Ishe ti aty. Qe ai ,ajo ata vëllezërit e mi pa vënë sy gjumë në makinë ditët e tërmetit të fortë që merakun ma grinë.. Që kujtesa e këtij zjarri që i dogji valën ecjes në vazhdim të djegë ndërgjegje të ndotura të sehirxhinjve që mbushin babëzinë. Isha unë , ti e ai.Ata e ato në mes tragjedisë. Dita ish natë _nata u bë ditë pasqyra e lotit pa shkëndijë frike..