​Në Belgjikë arrestohen më shumë se 60 refugjatë

1808
Policia belge ka arrestuar 62 refugjatë në afërsi të bregdetit, kryesisht iranianë, kanë deklaruar autoritetet e këtij vendi.
Zyrtarët kanë thënë se nuk do të tolerojnë që në territorin e tyre të krijohen qendra të grumbullimit sikurse kampi i quajtur “Xhungla” në qytetin francez Calais, transmetojnë agjencitë e huaja.
Shumica e të arrestuarve janë meshkuj mes moshës 20 dhe 30 vjeçare nga ku 10 përqind prej tyre veç kanë qenë të arrestuar në aksionet e mëhershme. Gjashtëdhjetë policë janë mobiliziar për këtë operacion.
Rreth 4 mijë refugjatë që janë ardhur nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Afganistani jetojnë në kampin e refugjatëve të quajtur “Xhungla” në qytetin Calais në veri të Francës.
Asnjë kamp I tillë nuk ekziston në Belgjikë por sipas mediave të këtij shteti dhjetëra refugjatë kanë ardhur nga kampi në Calais dhe kanë hyrë në Belgjikë.
Sigal