FOTO/ Britani e madhe, vijnë në jetë binjakët me peshë rekord

457
Faye Gardiner nga Gloucestershire e Britanisë së Madhe ka sjellë në jetë binjakët që peshojnë së bashku afër tetë kilogramë, duke i bërë kështu binjakët me peshën më të madhe, që kanë lidhur deri më tani në Britani të Madhe.
33-vjeçarja, që lindi djemtë Joseph dhe Lucas, kishte bërë kontrollet e rregullta gjatë shtatzënësisë, por nuk i ishte thënë asgjë për peshën e fëmijëve.
“Në momentin që lindi i pari, mjekët nisën të flasin me zë të lartë dhe mendova se diçka nuk ishte në rregull. Më vonë kuptova se ishte shkaku i peshës”, ka thënë Gardiner. 33-vjeçarja ka edhe dy djem të tjerë, Callum 10 vjeç dhe Joshua 6 vjeç.


Sigal