Ilir Meta te “Zona e Lirë”: Ju tregoj për koalicionin PS-LSI

524
I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, kryetari i Kuvendit Ilir Meta foli për darkën e fundit me kryeministrin Rama, reformën në drejtësi dhe akuzat që u ngritën ndaj tij, për çështjen Doshi apo CEZ-DIA.
I pyetur lidhur me lajmet e përhapura se LSI do të kërkojë mocion për kryeministrin Rama, nëse nuk kalon reforma në drejtësi, zoti Meta u përgjigj: “Nëse ka bërë ndonjë gjë Baba Taku me kokën e vet se unë nuk di gjë. Por të siguroj që reforma do kalojë, kështu që mocioni bie”.

Darka me Edi Ramën ishte në vigjilje të 21 janarit?
Ky është spekulim që bëni ju.

Të gjithë janë kurioz, të informojmë publikun se çfarë u tha në atë darkë?
Ishte një darkë normale, sigurisht që miqësore. Ne kemi qenë të ftuar.
Koço vazhdon të bëjë lajm, sigurisht jo më shumë se ju dhe Rama, sot ishte në Vlorë mbajti një fjalim si Enver Hoxha, rroftë PS. Çfarë raporte keni me të.
Kam raporte shumë normale. Me socialistët shkojmë shumë mirë dhe duhemi aq sa duhet.

Jeni sërish në paqe me Edi Ramën apo jo?
Unë jam në paqe me të gjithë, aq më tepër me Edi Ramën.

A keni gjetur konsensus për reformën në drejtësi, nëse një nga palët nuk bie dakord çfarë ndodh në këto raste?
Në fund fare çdo gjë do të konkludohet në sy të publikut. Publiku do ta kuptojë kush ka vullnet kush, nuk ka vullnet.

Le ta nisim me akuzat që kanë rënë mbi ju. Akuzat nga çështja Doshi, tek çështja Dia-Cez dhe së fundi ju kanë akuzuar për një bisedë telefonike që ju i keni kërkuar para zotit Ismailaj, pyetja ime është direkte. Në fillim gjithë dynjaja tha që kjo është një lojë që Rama i bën Ilir Metës, pra lufta politike brenda jush është. Pyetja ime është e thjeshtë a mund ta themi sot se Edi Rama e përgatiti këtë sulm ndaj jush?
Unë kam qenë vazhdimisht në qendër të sulmeve, inskenimeve. Unë këtë e pranoj, sepse politika i ka dhe inskenimet. Mua më ka kalitur doktori me këto. Fundi i kësaj telenovele është ditur që në fillim dhe nuk ka asnjë lidhje me fundin e Bidait. Kur ka dalë një referim nga një agjenci që e ka qendrën në Beograd, kam menduar që kjo është një histori, një kombinim duke parë dhe mbështetjen e kreut të PD-së në mbështetje të këtyre akuzave. Mendova se ishte një lojë. U përpoqën të krijonin konfuzion dhe të dëmtonin procesin kundër shtetit shqiptar. Shqiptarët do të humbnin 130 milionë euro. Goditej ilir meta politikisht, Sali Berisha, por në fund goditej edhe Edi Rama.
Kush qëndron prapa këtyre sulmeve?
Nuk është çështje e imja kjo. Janë institucionet që duhet të gjykojnë. Nuk ekziston asnjë shqetësim. I vetmi shqetësim i imi gjatë asaj periudhe ka qenë që shteti të mos humbiste 130 milionë euro. Akuzat shqiptarët i ndëshkojnë me votë. Në gjithë këto inskenime ka një konspiracion. Dhe ky konspiracion është mbështetur vazhdimisht nga aktorë që nuk e duan atë stabilitet politik që prodhon Ilir Meta dhe LSI.

Ilir, flitet shumë për eliminimin tuaj politik, thonë që është konceptuar dhe sponsorizuar nga fondacioni SOROS dhe këtë e bën përmes Edi Ramës. Eshtë garantuar Basha se në vitin 2021 do t’i vijë radha për kryeministër. A jeni në dijeni të këtij skenari?
Një analizë të tillë do t’i jepja këtë përgjigje. Fondacioni SOROS ka bërë punë të mira në Shqipëri. Cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që paratë të mos shkonin kot, por të shkonin për vepra të mira.

Thonë që nëse reforma në drejtësi nuk kalon, LSI do ketë mocion për Edi Ramën?
Nëse ka bërë ndonjë gjë Baba Taku me kokën e vet se unë nuk di gjë. Por të siguroj që reforma do kalojë, kështu që mocioni bie.

Ju thoni që deri në 2017-ën do jeni në këtë koalicion?
Normale.

Keni bërë paqe?
Ne bashkëpunojmë, bashkëpunimi është më shumë se paqja.

Më vjen një mesazh, më thonë Çani po vjen koha e ngjalave prap më duket?
Ngjala tha doktori por peshk kishim. Jemi në një proces të vazhdueshëm. Ulemi çdo javë.

A keni menduar ndonjëherë që në fakt porosi do dëshironte të bënte bashkë Ramën dhe Bashën?
Së pari unë do dëshiroja shumë që Rama dhe Basha të bëheshin bashkë. Një koalicion PD-PS që të dyja partitë e bëjnë për t’i dhënë vendit një zgjidhje më të mrië, patjetër është një koalicion që respektohet. Për ne çdo lloj koaliconi për t’i dhënë një alternativë më të mirë Shqipërisë, është i respektuar.

Si ju duk Blushi dje tek Kol Balla?
Nuk kam dëshirë të bëj komente të tilla. Unë besoj tek eksperienca dhe përgjegjshmëria e socialistëve që edhe debatet që kanë t’i menaxhojnë në një mënyrë sa më bashkëpunuese.

Kush e pengon Byronë e Hetimit?
Nuk mendoj se e pengon dikush. Problemi kryesor sipas meje në Shqipëri është kjo, zgjidhja e kolonave kryesore të sistemit gjyqësor, problemi i hetimit dhe problemi i gjykimit. Sot hetimi çalon sepse ka disa probleme dhe varësi të ndryshme. Kemi një gjykim mjaft të vështirë, që zgjat shumë në kohë dhe lë mjaft hapësirë për korrupsion për zvarritje, me radhë. Eshtë shumë e rëndësishme që kjo reformë t’i japë një zgjidhje të qartë problemit të hetimit dhe të thjeshtojë problemin e gjykimit. Duhet të jesh optimist për reformën në drejtësi.
Si ka mundësi që del Baba Taku dhe deklaron se nuk i kupton vonesat për miratimin e kësaj strukture?
Zoti Braho është një deputet i dyfishtë, edhe i PS-së edhe i LSI-së. Mendoj që ka qenë një prononcim i nxituar.
Sigal