Vilson Haxhiraj: Partitë politike dhe administrate publike

363

ZGJEDHJET ELEKTORALE TË 25 PRILLIT

Sigal

“ Partitë shqiptare janë kthyer në koorporata aksionerësh”, është opinioni i analistit Fatos Lubonja për fenomenin 30 vjeçar të “pushtimit” të administratës publike nga anëtarët e partive politike, fituese të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale. Aksionet nuk janë letra me vlerë,por konributet që japin aksionerët politikë, për të sjellë partinë e tyre në pushtet. Prirja e fortë e shqiptarëve për punësim në administratën publike, lidhet me sigurinë relativisht të lartë të vendit të punës, ngarkesën e ulët, pushimet e shumta dhe përfitimet financiare përmes abuzimit dhe korrupsionit, në dhënien e shërbimeve të ligjshme qytetarëve. Por arsyeja kryesore e kësaj dukurie është oferta e ulët e tregut të punës, në raport me kërkesën e lartë. Ndër shkaqet subjektive të ofertës së ulët,është qasja, qëllimisht e gabuar e shtetit ndaj sipërmarrjes private, vendase dhe të huaj, që janë gjeneruesit madhorë të punësimit kudo në botë. Në verën e vitit 2015 aksioni tatimor “anti informalitet”, zhvilluar nën kujdesin e Kryeministrit Rama, u shoqërua me penalitete maksimale për bizneset. Demonstrimi i forcës përmes terrorit të gjobave, ishte manifestim i mendësisë etatiste të z.Rama ndaj sipërmarrjes private. Qasja armiqsore ndaj biznesit, barra fiskale më e lartë në rajon ,eliminimi i konkurencës së ndershme dhe korrupsioni shtetëror, kanë shtuar riskun e të bërit biznes me pasojë, hezitimin për hapjen e bizneseve të rinj nga qytetarët shqiptarë dhe frenimin e hyrjes së investimeve të huaja. Analistët çmojnë që qëndrimi miqësor i shtetit ndaj biznesit është shkaku i parë, që SHBA mbajnë vendin e parë në botë për hyrjen e investimeve të huaja, në vlerë absolute. Për të njëjtën arsye fqinjët tanë, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndajnë mes tyre vendin e parë dhe të dytë në botë, për tërheqjen e investimeve të huaja për banorë.

Kur Rilindja erdhi në pushtet administrata publike numëronte rreth 87 mijë vetë.Sot ky numër është dyfishuar edhe përmes organikave të mbingarkuara të ujësjellsave, policisë bashkiake, ndërmarrjeve komunale në varësi të pushtetit vendor. Ky aparat gjigand konsumon qindra million euro, që u shtohen 170 milion eurove të tjera prej gjyqeve të humbur për punojësit e pushuar padrejtësisht zëvendësuar me mbështetës të Rilindjes

Në vitin 2019 këto investime bënë që 8,5% e GDP-së në Serbi ,të ishin produkte të teknologjive të informacionit.Në Shqipëri ky tregues është 0%. Kur Rilindja erdhi në pushtet administrata publike numëronte rreth 87 mijë vetë.Sot ky numër është dyfishuar edhe përmes organikave të mbingarkuara të ujësjellsave, policisë bashkiake, ndërmarrjeve komunale në varësi të pushtetit vendor. Ky aparat gjigand konsumon qindra million euro, që u shtohen 170 milion eurove të tjera prej gjyqeve të humbur për punojësit e pushuar padrejtësisht zëvendësuar me mbështetës të Rilindjes.Synimi është fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit, ku roli i armatës partiake të administratës publike është primar. Në analizën e shkaqeve të krizës Greke të vitit 2008 ,pas borxhit të lartë, i dyti ishte numri prej 1,2 milion i personelit të administrates publike. Në këtë rrugë të sigurt të krijimit artificial të krizave për qëllime politike, po ecën vendosmërisht Kryeministri Rama. Zgjedhjet e 25 Prillit janë mundësi historike për të mbyllur këtë kapitull të vështirë të tranzicionit të gjatë shqipëtar. Qasja miqsore ndaj biznesit mbetet rruga kryesore, që mundëson kalimin e krizës sociale dhe ekonomike. Është një fushë ku PD ka një histori suksesi të spikatur. Ulja drastike e barrës fiskale prej qeverisë së PD-së në vitin 2005 dhe masave të tjera pro biznes, orientimi i investimeve publike dhe private drejt infrastrukturës energjitike dhe rrugore, kërkesa e lartë për strehim,u shoqëruan me hapjen e dhjetra mijëra vendeve të reja të punës, dyfishim të numrit të bizneseve, të ardhurave të buxhetit, pagave të administratës dhe pensioneve. Veç rrjetit rrugor modern, HEC-it të Ashtës, ndërtuar me fonde publike, 1,6 miliardë euro të biznesit privat u investuan për ndërtimin e HEC-ve të vegjël, që japin sot rreth 40% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike. Klima pozitive e të bërit biznes nxiti mijëra emigrantë të kthehehin në atdhe ( rast pa preçedent ) gjatë viteve 2006-2012. Stabiliteti ekonomik solli sukseset politike të liberalizimit të vizave dhe anëtarsimit në NATO. Fondi gjigand prej 2,1 miliardë dollarë, i projektit TAP dhe Sistemit Hidroenergjitik të Devollit, siguruar prej qeverisë Berisha dhe lëvruar në vitet e qeverisë Rama, është një tjetër provë e rentabilitetit të lartë të qasjes miqsore të shtetit,ndaj biznesit. Programi ekonomik i PD-së paraqitur nga z.Basha, përshtatur kushteve aktuale, më të vështira se në vitin 2005, ka barrën fiskale më të ulët në rajon. Përpjekjet e pritshme ligjore për rikthimin e konkurrencës së ndershme,ç’bërjen e mundëshme të PPP & konçensioneve, konkretizojnë qasjen miqësore të shtetit ndaj biznesit dhe krijojnë mundësi reale për zhvillimin e biznesit vendas dhe hyrjen e investimeve të huaja. Reforma në administratën publike, duhet të jetë akti i dytë madhor i përpjekjeve për progres. Fitorja e pritshme e opozitës, me në krye PD-në duhet të sjellë fundin e simbiozës militant-parti dhe modelit të partive si koorporata aksionerësh. Partitë moderne i fitojnë zgjedhjet bazuar në programe që i japin zgjidhje sfidave të shoqërisë dhe në elitat e partive, që me integritetin e lartë profesional dhe moral, janë garantët e zbatimit të programit. Numri i anëtarsisë nuk është faktor. Në vitin 2015 PS Franceze kishte 250 mije anëtarë ose 0,0037% të një popullsie 68 milionëshe. Prej më shumë se 40 vitesh partitë e të gjithë spektrit politik në perëndim, ndjekin parimin liberal të shtetit minimal, ku administrata publike me punëdhënës shtetin, si çdo sipërmarrje tjetër duhet ti nënshtrohet ligjeve të konkurrencës së ndershme, për të qenë rentabile. Numri i ulët i personelit, bazuar në meritën profesionale, përzgjedhur me konkurs, dhe teknologjitë e informacionit e kanë bërë të arritshëm këtë objektiv. Ky model prej vitesh funksionon dhe në shtetet e ish-bllokut lindor, duke bërë që ndërrimi i pushtetit të kryhet me minimum lëvizjesh, kryesisht të drejtuesve të institucioneve, përfaqsues të partive politike. Zbatimi i këtij modeli në Shqipëri është nevojë urgjente. Ai i heq partive mundësinë e punëdhënësit, i kthen në rolin normal, të konkurimit me programe dhe elita dekurajon të paaftët, që punësimin e presin nga partia. Konkurrenca për vende pune në administrate inkurajon arsimimin cilësor dhe rrit kërkesën e tregut për shkollë elitare. Numri i ulët i administratës, nxit sipërmarrjen private dhe arsimin profesional. Ky reaksion zinxhir e fut shoqërinë në hullinë e normalitetit të ekonomisë së tregut. Reforma strukturore, pjesë thelbësore e reformës në administratë, duhet të harmonizojë numrin e administratës, me numrin e popullsisë dhe nevojave të saj për marrjen e shërbimeve, bazuar në parimet e shtetit minimal. Ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të konsiderojë edhe numrin e lartë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjerë kushtetues. Mbrojtja e nëpunësit civil duhet të jetë një tjetër prioritet i reformës. Përvoja e 30 viteve tregoi që rruga e ndjekur ka vetëm të humbur. Drama e nëpunësit të pushuar padrejtësisht dhe financat publike, që paguajnë për shkeljen e ligjit janë të dëmtuarit e mëdhenj të paligjshmërisë. Penalizimi i drejtuesve, fajtorë për pushime të paligjëshme, shtimi i hallkave të ankimimit brenda institucionit për zgjidhjen e konfliktit pa shkuar në gjykatë, shkurtimi i kohës së gjykimit kur çështja shkon në gjykatë dhe element të tjerë, që ulin shpenzimet e shtetit dhe rritin sigurinë e vendit të punës për punonjësit e administratës duhet të jenë motiv i përmirsimit të ligjit të nëpunësit civil, prej qeverisë së re të opozitës.