Elona Guri: SHBA, BE kërkojnë nga Rilindja kandidatë të pastër

190
Sigal

ELONA GURI, LSI Durrës 

SHBA BE kërkojnë nga “Rilindja” lista me kandidatë të pastër

SHBA dhe të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë kërkojnë nga “Rilindja” lista me kandidatë të pastër.  Ajo e mbushi Kuvendin e Shqipërisë dhe bashkitë e vendit me kriminelë e trafikantë, duke njollosur demokracinë dhe duke ia lënë mafias të drejtojë jetën e shqiptarëve të thjeshtë. Shqiptarët meritojnë më shumë se kaq, ata meritojnë që të përfaqësohen nga njerëz me integritet dhe me vlera të larta njerëzore. LSI ka si filozofi të saj përfaqësimin përmes figurave të reja, të papërlyera që nuk vihen në shërbim të mafias, por profesionistë dhe njerëz me integritet të lartë, me dëshirën e madhe për të ndryshuar Shqipërinë 🇦🇱 dhe për të shërbyer më së miri si zëri i vërtetë i shqiptarëve.