Transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet ukrainasi në Vlorë

127
Sigal

Një 25-vjeçar nga Ukraina u arrestua nga Policia e Vlorës pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm. Sipas policisë, i riu në moment9in e arrestimit po transportonte katër emigrantë paligjshëm. Pas arrestimit ai do të përballet me drejtësinë me akuzën e trafikimit.

Njoftimi i policisë:

DVP Vlorë/Goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Transportonte kundrejt fitimit, 4 emigrantë, për të kaluar kufirin, në kundërshtim me ligjin, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 25-vjeçari nga Ukraina.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të punës me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë kundrejt fitimit, emigrantëve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kanë konstatuar një rast tjetër të kësaj veprimtarie.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi ukrainas D. S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë, në hyrje të autostradës “Vlorë-Fier”, duke transportuar me automjet, kundrejt përfitimit, 4 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.