Transporti urban në Tiranë drejt rimbylljes?

301
Sigal

Edhe pse u rihapën pas 4 muaj mbyllje, autobusët urban në Tiranë kanë hasur disa problematika që konstatohen si nga vetë qytetarët ashtu edhe nga shoqatat e transportit publik. Kjo e fundit paralajmëron rimbylljen, pasi të ardhurat nuk justifikojnë shpenzimet.

”Me këtë numër të reduktuar pasagjerësh që ne kemi, çdo operator ka të ardhura të munguara në fund të ditës, të cilat nuk justifikojnë shpenzimet. Automatikisht kjo të çon drejt rimbylljes”, shprehet Rixhin Qoshja, kreu i shoqatës së transportit publik.

Linja e Institutit të Kamzës funksiononte gjithashtu me 50% të kapacitetit, ndërsa ata që uleshin në një sedilje, e kishin një arsye. Në Unazë kishte mungesë qytetarësh dhe për rrjedhojë distanca fizike ishte e siguruar. Situata ndryshonte disi mëngjesin e kësaj të mërkure, ku kishte edhe qytetarë që nuk gjetën vende, por detyroheshin të qëndronin në këmbë, siç ndodhte me linjën e Kamzës apo të Kombinatit.