Prof. Dr. Asoc. Majlinda Keta: Ligji i Arsimit të Lartë që duhet rishikuar, ministria dhe rinia

Prof. Dr. Majlinda Keta

 Rinia mbi 1 muaj po proteston për cilësi të dijes në arsim, për luftë kundër korrupsionit dhe sjelljeve joetike me dijen që projekton grada dhe tituj të stafeve akademike, për qasjet me zonën evropiane universitare, për tregun e punës me meritë, për politika mbështetëse studentore, për Kampuse Universitare me një mori shërbimesh në favor të studentëve, stafeve akademike dhe kërkuesve të rinj , por dhe për demokraci universitare funksionale larg monopolizimit në disa grupe preferente të drejtuesve politikë apo akademikë në universitete.

Tashmë është e njohur iniciativa e Kryeministrit dhe Ministres  për t’u përfshirë në një fazë të re të zhvillimeve në Arsimin e Lartë (AL) duke nisur nga Ligji 80/2015. Do kishte qenë mirë që ky proces, pas 35 vitesh demokraci tranzitive, të vinte nga baza, studentë, departamente, fakultete, sindikata, senate etj. Gjithsesi, edhe rishikimi nga lart poshtë njihet dhe ka vlerën e vet kur vetë ministria ka monitoruar kapilarisht zbatimin e tij.

NOA

Rishikimi i Ligjit për Arsimin e lartë në RSH  nuk duhet të ketë për qëllim të justifikojë reformën e pretenduar në arsimin e lartë të vitit 2015 dhe as ta rrëzojë atë, por të vlerësojë bazuar në evidencë, studime, statistika, raporte vlerësimi,  nëse arsimi i lartë shqiptar u bë më autonom, më sovran në vendimmarrje, mëcilësor, më i drejtë dhe më i dobishëm për të rinjtë dhe të ardhmen e tyre, për shoqërinë shqiptare dhe zhvillimin e saj, por edhe AL shqiptar më i qasur Zonës Evropianë të AL etj.

Nuk është ndërmarrje e lehtë dhe realisht ai nuk duhet të përfundojë në një seancë seminari të  Teknikës Legjislativenga “ekspertë” që dhuruan një protestë studentore dhe një tërradhës me plot studentërrebelë. Kjo, pasi DUHET KUPTUAR MIRË DHE QARTË se rishikimi i tij, misioni i rishikimit nuk ështëvlerësimi i  tekstit të ligjit, por efektet reale që ai ka prodhuar në 11 vite në universitete publike dhe jopublike, kërkimin shkencor kombëtar dhe në bashkëpunim me atë ndërkombëtar, autonominë universitare, lirinë akademike, kulturën institucionale universitare,  mirëadministrimin e tyre, demokracinë universitare, cilësinë e procesit të ndërkombëtarizimit, politikat e punësimit dhe karrierës, raportet mes të zgjedhurve dhe të emëruesve, balanca midis prioriteteve, realiteteve dhe degëve strategjikëme mbrojtje të shtetit në dobi të zhvillimit të kapitalit njerëzor në vend dhe rrisqeve të tij në të ardhmen tonë të afërme etj.

Besoj se ai do të jetë një auditim i thellë i cilësisë së dijes akademike, kërkimit shkencor, administrimit të universiteteve, etikës universitare, politikave për progresin, prosperitetin e studentëve në auditorë dhe tregun e punës po aq sa për qendrueshmërinë e politikave të trajnim karrierës në AL,  zhvillimin inteligjent të burimeve njerëzore në të, cilësinë dhe etikën për gradat dhe titujt në to.

Në dobi të mirëadministrimin të këtij procesi po jap disa ide. Do t’a filloja nga përcaktimi i:

I.Titullimi i tij të jetë Forumi kombëtar  ekspertize për rishikimin e LAL 80/2015 jo “Grupi i punës” për ……

  1. PARIMEVE Mbi të cilat do të ndërtohej forumi kombëtar i ekspertizës për rishikimin e Ligjit:
  2. Parimi i pluralizmit institucional dhe transparenca publike

Forumi nuk mund që të jetë njëgrup administrativ i ministrisë, i përzgjedhur vetëm nga ajo, por një forum kombëtar ekspertize ku përfaqësohen të përzgjedhur dhe vetëofruar nga:

  • universitetet publike;
  • universitetet jopublike;
  • institucionet kërkimore në vend;
  • studentët me strukturat e dala nga vota studentore;
  • sindikatat universitare;
  • diaspora akademike;
  • agjencitë e cilësisë për AL;
  • ekspertë ndërkombëtarë;
  • shoqëria civile dhe Urdhëra apo struktura për profesionet e rregulluara
  • AKKSHI
  • Kontrolli i Lartë i Shtetit

Nën këtë koncept Ministria përcakton  standardet e transparencës për shpalljen e procesit, ofron thirrjen e hapur(në % që ajo vlerëson) për ekspertë qëvetëofrohen për të kontribuar për këtë proces.

  1. Parimi i pavarësisë së ekspertit

Asnjë anëtar nuk duhet të jetë pjesë e grupit për shkak të funksionit politik apo administrativ që mban, sidomos kur ato kanë shprehur interesin për tëkonkuruar në zgjedhjet  e ardhshme në universitete. Anëtarët e Grupit të Punës pranë ministres duhet të deklarohen:

  • për mosqenie nëkonflikt  interesi me procesin dhe pasojat e tij në dobi të tyre pas ndryshimeve të sanksionuara;
  • lidhjet me IAL publike/private që do ndikohen nga këto ndryshime;
  • për përfitime financiare apo administrative nga dispozita të caktuara të ligjit dhe kanë prodhuar raporte e studime që do të jenë referentë, evidencë argumentuese për ndryshime.
  1. Parimi i evidencës

Shekulli XXI kërkon  Vendimmarrje të Bazuar në Evidencë, kjoështë kusht suksesi  në çdo ndryshim të dëshiruar për përmirësim. Çdo propozim për ndryshime në këtë Ligj  duhet të mbështetet në:

  • të dhëna statistikorepër 11 vitepër:
  • investimet nëçdoIAL, për çdo komponent të funksionimit të tyre, dhe deklarimi i origjinës së tyre;
  • ruajtjen e pronësisë publike nga IALP në dobi tëprogresit dhe zhvillimit të tyre;
  • numrin e studentëve tërregjistruar/diplomuarsipas programeve të miratuara;
  • cilësinë e dijes akademike në mënyrë kapilare;
  • vendimet e Senatit Akademik për cilësinë e Dijes Akademike dhe Kërkimit Shkencor propozuar/miratuar;
  • dinamikën kurrikulare dhe degëve të studimit për cdo universitet;
  • kërkimit shkencor dhe niveli i pranimit të vlerës së tyre krahasuar me botën akademike ndërkombëtare;
  • politikate punësimitdhe qasjes më tregun e punës në universitete;
  • respektime tëstandardeve dhe kritereve të trajnimit dhe karrierës së stafeve akademike dhe administrative;
  • gradat dhe titujt e dhënë në 11 vite;
  • pjesmarrësit në programe si Erasmusetj
  • forume të transparencës dhe llogaridhënies së të zgjedhurve
  • studime vlerësuese, të brendshme dhe nga jashtë:
  • procese akreditimi apo inspektimi;
  • raporte të Bankës Botërore, OECD, European Association for QualityAssurance in Higher Education (ENQA) European Students’ Union (ESU) European University Association (EUA) European Association of Institutions in Higher Education (EURASHE): Education International (EI) BUSINESS EUROPE European Quality Assurance Register for Higher Education (EQAR), Indeksi i zhvillimit të Kapitalit njerëzor nga OKB etj.,.
  • auditime të brendshme 11vjecarenga Bordi i Administrimit për mirëadministrimin e universiteteve, akademikisht dhe administrativisht;
  • auditetëbrendshme dhe tëjashtmepër shkeljet etike që vijnë nga konflikti i interesit, korruptimi dhe përqëndrimi i vendimmarrjes në duart e një grupi të përzgjedhur nga dekanë e rektorë me shkelje të procedurave në universitete; ;
  • vlerësime nga inspektime të Ministrisë për proceset zgjedhore në universitete;
  • vlerësime, raporte dhe krahasime  lënie detyrë/ zbatim nga KLSH;
  • vlerësime ndërkombëtare;
  • konsultime publike për strategjitë universitare të zhvillimit;
  • vendimarrje të përcaktuara nga  asambletë akademike;
  • vlerësime dhe raporte të Komisionit të Arsimit dhe Shkencës në Parlament;
  • vlerësime dhe raporte të Akademisë së Shkencave.
  1. Parimi i përfaqësimit të brezave dhe diasporës

Në këtëFORUM KOMBËTAR EKSPERTIZEduhet të jenë të alternuar:

  • profesorë me eksperiencë që kanë prodhuar, studjuar reformën;
  • akademikë të rinj;
  • diaspora akademike dhe ajo vendase;
  • studentë aktualë; dhe alumni të suksesshëm në karrierat e tyre
  • ekspertiza e brendshme dhe e huaj.
  1. Parimi i krahasueshmërisë me standardet evropiane në kuadër të negociatave dhe kapitujve për AL

Vlerësimi, në çdo nen ekzistues dhe cilësisë së zbatimit të tij por edhe ato që do të rishikohen apo do të jenërrishtarë duhet të bëhet vetëm me pyetjen:

“A e afroi cilësia e zbatimit tëligjit 80/2015,  për 11 vite, universitetetin publik dhe jopublik shqiptar apo të huaj këtu, me Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë?

A do t’a fuqizojë rishikimi i këtij neni apo vendosja e njëtë riu,  për çfarë, qasjen e   universitetetin publik dhe jopublik shqiptar apo të huaj këtu,  me Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë?

Të gjitha këto standarde, evidenca, raporte,  vlerësime etj, pak nga shumë që unë mendoj se i bëjnë mirë procesit, duhet të jenë në tryezë të MINISTRES SË ARSIMIT, të ardhura drejt saj nga Rektorët, Administratorët, Bordet e administrimit, senatet Akademike, ASCAL, AKKSHI, KLSH, stafi i saj politik dhe teknik etj e që më pas i vihen në dispozicion edhe FORUMIT  KOMBËTAR TË EKSPERTIZES për rishikimin e Ligjit 80/2015.

UNIVERSITETET duhet t’i kenë tashmë të prodhuara e të monitoruara këto ide modeste nga unë edhe si pjesë e kërkimit shkencor, përtej kulturës dhe vizionit të drejtimit akademik dhe administrativ të titullarëve.

Ligji i Rishikuar nuk është çështje e korrektimeve të neneve përkatëse drejt shtimit të mandateve të drejtuesve dhe as shtimi i moshës së pensionimit të stafeve.  Rinia mbi 1 muaj po proteston për cilësi të dijes në arsim, për luftë kundër korrupsionit dhe sjelljeve joetike me dijen që projekton grada dhe tituj të stafeve akademike, për qasjet me zonën evropiane universitare, për tregun e punës me meritë, për politika mbështetëse studentore, për Kampuse Universitare me një mori shërbimesh në favor të studentëve, stafeve akademike dhe kërkuesve të rinj  por dhe për demokraci universitare funksionale largmonopolizimit në disa grupe preferente të drejtuesve politikë apo akademikë në universitete.

Koha për t’i kthyer këto ide dhe shumë të tilla si këto nga evidenca referuese në procese vendimmarrje të mëdha në vijim për LAL e rishikuar!