Fullani: Të gjithë përgjegjës për vjedhjen, i shkojmë deri në fund

554
Sigal

TIRANE – Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani shprehu qëndrimin për t’i shkuar deri në fund skandalit në këtë institucion të vjedhjes së 713 milionë lekëve dhe vënien para përgjegjegjësisë të kujdo të përfshirë në këtë krim. Në një konferencë për mediat, të planifikuar për të folur mbi politikat monetare për këtë muaj, Fullani e nisi fjalën e tij pikërisht me vjedhjen e thesarit. Guvernatori shprehu gadishmërinë për një bashkëpunim të thellë me organet e drejtësisë dhe Parlamentin deri në zbardhjen përfundimtare të kësaj ngjarjeje. Ai tha gjithashtu se banka e Shqipërisë ka marrë të gjitha masat për funksionimin dhe vijimin normal të punës në institucionin më të lartë financiar në vend, duke shtuar se kjo situatë nuk ndikon në prishjën e stabilitetit ekonomik në sistemin financiar në vend. “Prokuroria është duke kryer hetimet për të vendosur personat para ligjit. Cështje shume e rëndë. Ju garantoj se do t’i shkojmë deri në fund kësaj çështje duke nxjerrë përgjegjësitë përkatëse të gjithsecilit, në bashkëpunim të thellë me organet përkatëse.   Në asnjë mënyrë nuk ka rënë sistemi i kontrollit, është një ngjarje e rëndë e cila na ngarkon me përgjegjësi të gjithëve, ne po nxjerim përgjegjesitë tona. Nuk ka shkelje ligji nga Këshilli Mbikqyrës. Në këto elementë ka çeduar elemeti njeri dhe do dënohen sipas ligjit, ata që janë dhe të tjerë. Është një periudhe e ngjeshur, ne duhet të vazhdojmë aktivitetin operacional. BSH i ka të gjitha mundësitë për të siguruar një zhvillim normal të aktivitetit të saj, kjo ngarje është një rrufe në qiell të hapur, BSH gëzon të gjitha mundësitë për të ruajtur stabilitetin ekonomik. Në Komisionin e Ekonomisë me mjaft përgjegjësi u diskutuan të gjitha problemet që lidhen me këtë çështje, bashkëpunim i ngushtë me parlamentin, me Prokurorinë gjithë institucionet e angazhuara me ligj për këtë cështje. BSH ka bërë kallzimin penal në prokurori për punonjësit që janë zbuluar dhe kanë përvetësuar vlerën monetare; BSH kreu invertarizimin e vlerave monetare dhe ka identifikuar vlerën e vjedhjes, BSH po punon ngushtë me organet e prokurosië për zbardhjen e ngjarjes dhe marrjen e masave në kohë për të vënë para ligjit përgjegjësit që kanq kryer akte kriminale që sollën në shpërdorimin e thesarit. BSH garanton se përmbush me sukses funksionin e saj në ruajtjen e stabilitetit ekonomik në sistemin financiar në vend. Banka i ka të gjitha instrumentet dhe po punon nga të gjitha organet në mënyrë që jo vetëm të riparojë këtë dëm, por njëkohësisht të garantojë funksionimin normal dhe të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten”, u shpreh Fullani.