Kryemadhi: Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!

332
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot një takim me gratë dhe vajzat e Lëvizjes Rinore për Integrim në njësinë numër 7 në Tiranë. Kryetarja e LSI-së shprehet se gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit.

“Së bashku me Klajdën dhe Erisën zhvilluam një takim me gra dhe vajza në njësinë administrative nr.7 në Tiranë, të organizuar nga Lëvizja e Gruas për Integrim, për të dëgjuar shqetësimet dhe problemet e tyre në këto kohë të vështira, si dhe për të shpalosur alternativën e LSI në mbështetje të gruas shqiptare.  Gratë dhe vajzat janë të parat që vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe ndjejnë peshën e rëndë të papunësisë, diskriminimit, dhunës, pamundësisë për të arsimuar fëmijët dhe për të patur një shëndetësi që i shërben familjes së tyre!”,- shprehet Kryemadhi në një postim në Facebook.

Ajo shprehet se LSI ka në qendër fuqizimin ekonomik të gruas dhe mbështetjen e tyre. “LSI ka në qendër të programit të saj fuqizimin ekonomik të gruas nëpërmjet krijimit të mundësive të punësimit, trajnimit profesional, mbështetjes së grave në sipërmarrje. Problemet tuaja përkthehen në programin tonë! Zëri juaj është udhërrëfyesi ynë!”,- deklaron Kryemadhi.