Evdal Nuri: Kush ushqehet vetëm me shpresë “vdes” i uritur!

Evdal Nuri

Kush ushqehet vetëm me shpresë “vdes” i uritur!

Sipas Eurostat, 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria ushqimore për shkak të mungesës së të ardhurave apo burimeve të tjera ekonomike. Lidhja midis politikës dhe krimit të organizuar, vijon të ketë impakt në jetën e përditshme. Korrupsioni renditet si kërcënimi më i madh kombëtar, shumë përpara çdo rreziku tjetër.

Sipas një studimi të ri të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, mund të duhen nga 40 deri në 70 vjet, ose edhe më shumë, për të mbyllur hendekun ekonomik me Evropën.Kjo është dëshpëruese. Jo vetëm fëmijët, nipërit dhe mbesat tona, por edhe fëmijët e tyre, mund të mos jetojnë si në Evropë.Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për popullsinë mbërrihet në përfundimin se që nga viti 1990 deri në 2020 nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. .45% e shqiptarëve janë larguar7-vitet e fundit . Kjo është arsyeja pse shumë shqiptarë duan të largohen.

NOA

Kur nuk realizohet shpresa, “vdekjen” e ke pranë.                                                 

Sipas Eurostat, 1 në 3 shqiptarë vuan nga pasiguria ushqimore për shkak të mungesës së të ardhurave apo burimeve të tjera ekonomike.Shpresa, kur nuk realizohet, duket sikur “vdes”. Fillimisht ajo u duk e fortë dhe premtuese. Shumë u gëzuam, por sot jemi sërish të trishtuar. Kanë kaluar vite dhe ajo është dobësuar, venitur e sëmurë. Durimi ynë është sosur. Lindëm me shpresë dhe po jetojmë në pashpresë.Më kanë mbetur në kujtesë disa thënie të njerëzve të mëdhenj për shpresën: Shpresa vdes vetëm kur vdes vetëdija për domethënien e saj.“Shpresa është ëndrra e të zgjuarve.Njeriut mund t’i ndalohet çdo gjë, veç shpresës për të ardhmen.Shpresa është parapagimi që jep fati.Të shpresuarit është mëngjes i mirë, por darkë e keqe.Më pak kënaqemi me atë që kemi arritur, sesa me atë që shpresojmë.Gjëja e fundit që humb njeriu është shpresa.

‘Shpresa është mëngjes i mirë, por darkë e keqe’

Në këto kushte, është detyrë e secilit të ecë përpara pavarësisht pengesave. Por shpesh mungojnë forca dhe mundësitë për të kapërcyer vështirësitë. Shumë njerëz janë përballur me dështime të panumërta që i kanë bërë pesimistë.Çdo forcë politike ka fuqinë për të përballuar sfidat dhe për të ringjallur shpresën te shqiptarët, por kjo duhet bërë me fakte dhe bindje, jo me demagogji. Njerëzit kanë qëllime në jetën e tyre dhe këto lidhen ngushtë me shpresën. Qëllimi është pasqyrimi në ndërgjegjen e njeriut i një rezultati që dëshiron të arrijë. Për realizimin e tij nevojitet vullnet. Vullneti është forca që e shtyn njeriun drejt përmbushjes së qëllimeve. Shpresa i ndihmon njerëzit t’u qasen problemeve me mendim pozitiv dhe strategji të qarta, duke rritur mundësitë për sukses. Në botë, shpresa mbetet një nga nevojat më të mëdha njerëzore. Ajo është arsyeja që na bën të vazhdojmë jetën.Shpresa krijon forcë, qëndrueshmëri dhe këmbëngulje. Mund të pranojmë pakënaqësitë, por nuk duhet të humbasim kurrë shpresën, sepse pa të nuk mund të ketë asnjë arritje.Në përfundim, shpresa do të mbetet gjithmonë drita në rrugën më të errët të jetës. Këto janë parime që të gjithë i dëshirojmë, por shpesh janë të vështira për t’u zbatuar.Shqipëria mbetet ndër vendet më të varfra të Evropës. Varfëria ekonomike, papunësia, pagat dhe pensionet e ulëta, pasiguria, problemet në drejtësi, shëndetësi dhe arsim kanë bërë që shumë shqiptarë, kundër dëshirës së tyre, të “braktisin” vendlindjen.Një valë e re emigrimi e të rinjve shqiptarë është bërë një nga shkaqet kryesore të mungesës së fuqisë punëtore, siç ka vënë në dukje Banka Botërore në raportet e saj për zhvillimet rajonale.

Varfëria “vret” shpresën…!

Banka Botërore analizon se papunësia, korrupsioni dhe emigracioni mbeten shqetësimet kryesore të largimit të shqiptarëve.Kufizimet në tregun e punës nuk krijojnë klimë të favorshme për investimet e huaja dhe zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.Dëshira për të emigruar ka arritur kulmin te grupmosha 27–30 vjeç, duke treguar se emigracioni do të vazhdojë të ndryshojë strukturën demografike të vendit. Ndërkohë, remitancat nga emigrantët, megjithëse ndihmojnë familjet të mbijetojnë, në disa raste po dekurajojnë pjesëmarrjen aktive në tregun e punës.Të dhënat për azilkërkuesit në Bashkimin Evropian tregojnë se largimet nuk kanë të ndalur, megjithëse ritmet janë ngadalësuar muajt e fundit.

 Shpresa e “vrarë” e shqiptarëve

Të ardhurat për frymë të shqiptarëve mbeten ndër më të ultat në Evropë dhe në rajon.Mbi 11 mijë persona më shumë aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare, duke shënuar një rritje prej 17% krahasuar me vitin 2021. Në total, numri i kërkesave është rritur me 54%.Nivelet e mirëqenies në Shqipëri pritet të bien me rreth 4% si pasojë e inflacionit të lartë, ndërsa varfëria mund të rritet me rreth 8.4%.Me rritjen e çmimeve në mbarë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë. Në vendet me të ardhura të ulëta, kufiri i varfërisë është 2.15 dollarë në ditë; në vendet me të ardhura mesatare të ulëta është 3.65 dollarë; ndërsa në vendet me të ardhura mesatare të larta, ku përfshihet edhe Shqipëria, kufiri është 6.85 dollarë në ditë. Disa shifra. Nga viti 2008 deri në 2024 rreth 1 milionë shqiptarë kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë në një nga vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat.Shqiptarët me leje qëndrimi të rregullt përbëjnë rreth 41% të popullsie që jeton ende këtu. Por totali i shqiptarëve jashtë vendit është më i lartë po të përfshihen emigrantët që jetojnë në Britani, USA, Kanada dhe në vende të tjera jashtë BE-së.Duke analizuar të dhënat e Eurostat mbi lejet e qëndrimit për herë të parë dhënë shtetasve shqiptarë nga vendet e Bashkimit Europian shihet një rritje e vazhdueshme e emigracionit që ka ardhur duke u përshpejtuar vitet e fundit.Lidhja midis politikës dhe krimit të organizuar,  vijon të ketë impakt në jetën e përditshme.Korrupsioni renditet si kërcënimi më i madh kombëtar, shumë përpara çdo rreziku tjetër. Në vijim vjen krimi i organizuar, i cili perceptohet si i lidhur ngushtë me korrupsionin, duke krijuar një zinxhir që minon besimin në qeverisje.
Evdal   NURI .