Av. Kujtim Cakrani: Qeveritari që në sjellje imiton Gedafin

554
Sigal

Kryeministri Shqipërisë në sjelljen e tij politike i ngjan apo ka imituar perfekt ish-liderin libian të ekzekutuar, Muhamer Gedafin! Në Libi ka pasur 105 tribu, të cilët Gedafi i thërriste çdo vit në një mbledhje të madhe dhe në fund ju jepte nga një qese me flori! Të njëjtën mënyrë po përdor edhe kryeministri ynë! Po drejton vendin me tribalizëm! Nëse shohim deputetët socialistë në Kuvend nuk kanë asnjë lidhje me politikën apo me njohjen e problemeve të qytetareve! Ata janë aty, sepse përfaqësojnë klane të caktuara nga Jugu deri në Veri! Kryeministri ka mbledhur oligarkët nga krahina të ndryshme të vendit, të cilëve, ndryshe nga Gedafi, nuk iu jep qese me flori, por u jep koncesione, apo tenderë pa garë e konkurrencë. A është kjo sjellje e kryeministrit tonë e ngjashme me atë të diktatorit libian Gedafi?!