KLGJ publikon lajmërimin e rëndësishëm: Më 09 korrik, në orën 11:00 do të zhvillohet mbledhja plenare nëpërmjet platformës elektronike “Microsoft Teams”

337
Sigal

RENDI I DITËS i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 09.07.2020

  1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave: 05.2020, 18.05.2020, 28.05.2020, 04.06.2020 dhe 11.06.2020
  2. Informim lidhur me Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për Këshillin e Lartë Gjyqësor
  3. Shqyrtimi i projektvendimeve lidhur me hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, për pozicione të lira në fushën e të drejtës administrative/civile/penale, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës. (vijon shqyrtimi nga mbledhja e datës 2 korrik 2020 – për t’u vendosur me marrjen e opinionit ligjor nga Misioni Euralius V dhe Projekti “Justice for All” (USAID))
  1. Shqyrtimi i projektvendimit Per fillimin e procedures se pershpejtuar te detyruar te vleresimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, per gjyqtaret​ qe kane plotesuar deri tani 3 kushtet ligjore te kandidimit per ngritje ne detyre ne Gjykaten e Larte”, i përgatitur nga Komisioni për Vlerësimin Etik dhe Veprimtarisë Profesionale.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, znj. Rezarta Mataj” i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rihapjen e procedurës së komandimit në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe shpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

(Bashkëlidhur projektvendimi dhe relacioni shoqërues)

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpalljen e kërkesës për kandidatura nga radhët e gjyqtarëve për komandim në Ministrinë e Drejtësisë, kohëzgjatjen, kriteret dhe procedurën e komandimit”, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishpërndarjen e fondeve për masat higjenizuese në gjykata” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Mbi shpërndarjen e fondeve në investime” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit. 

10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për rishikimin e buxhetit në sistemin gjyqësor, për vitin 2020 sipas aktit normative nr.28, datë 02.07.2020” i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.

  1. Shqyrtimi i projektvendimit dhe relacionit për gjendjen e faktit dhe ligjin e zbatueshëm në lidhje me verifikimin e tre prej kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Enton Dhimitri, i përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës (relatore – Marçela Shehu).
  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ndërprjen e marrëdhënieve në shërbimin civil gjyqësor të kancelares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë znj. Rezarta Taushani për shkak të dorëheqjes”, i përgatitur nga Komisioni i Planifikimit Strategjik dhe Administrimit të Buxhetit.