Të shtëna me armë në Shkodër, një i vrarë, policia në vendngjarje

325
Sigal

Tronditet sërish Shkodra. Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqendrën e veriut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në aksin Shkodër-Koplik.

Viktimë ka mbetur Bardhok Plani, i njohur si “i forti” i Shkodrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Mësohet nga informacionet paraprake se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një makinë e djegur.