Tiranë – Sekuestrohen 46 kilogramë kanabis në një kasolle të braktisur

489
Një sasi prej 46.2 kilogramë kanabis sativa është sekuestruar në fshatin Mal Derje në Tiranë. Sipas policisë lënda narkotike u sekuestrua një ditë më parë, rreth orës 12:30 të mesditës.

“Më datë 28.03.2017, rreth orës 12:30, në pjesën lindore të fshatit Mal Derje, në pyll, në një kasolle të braktisur, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 46.2 kg, bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sativa”, sqaron policia.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.
Sigal