Të gjithë e kemi shpërfillur, nuk do ta besoni se çfarë sëmundjesh kuron hirra e djathit…

899
Hirrën e djathit ndoshta disa nuk e njohin se si përftohet e aq më tepër se çfarë prëfitimesh na sjell në organizëm. Në tregje është e vështirë të gjendet.
Hirra është pjesa e lëngut që mbetet nga procesi i zënies së djathit. Është e përdorshme për shkak të vlerave të larta ushqyese dhe rregullon tretjen.
Posedon 16 lloje të proteinave, tetë minerale, shtatë vitamina, 23 aminoacide, 11 enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme. Disa besojnë se hirra posedon vlerë më të lartë ushqyese sa të bardhat e vezës. Nxit punën e veshkave, mëlçisë dhe lukthit, përshpejton pastrimin e organizmit dhe largon helmet e grumbulluara.
Nëse e konsumoni në mënyrë të rregullt, ndihmon në aktivizimin e shumë funksioneve të trupit, e po ashtu ndihmon edhe në shkrirjen e dhjamit shtesë. Mund ta pini tri herë në ditë me nga 1.5 decilitra, e nëse pas disa ditëve nuk ka efekte anësore, mund ta konsumoni një litër në ditë.
Studiues si dr. Drasek dhe dr. Menkiv kanë dokumentuar sesi banorët e Kaukazit nuk e dinë se çfarë është tuberkulozi, kanceri apo çrregullimet e zorrëve.
Sigal