Del nga shtrati lumi Gjadër në Shkodër. Bashkia kërkon ndërhyrjen e ushtrisë

343
Sigal

Lumi Gjadër, në fshatin Mali i Rrëzuar ka dalë nga shtrati. Një pjesë e madhe e tokave është përmbytur, ndërkohë që rryma e ujit ka thyer dy shtylla të energjisë elektrike.

Mësohet se niveli i lumit vijon të rritet.

Sakaq në një raport të fundit, Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se situata është alarmante, ku si pasojë nën ujë janë 1669 hektarë tokë. Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Bashkia ka kërkuar paraqitjen e ushtrisë në terren sa më shpejt të jetë e mundur.

Njoftimi i Bashkisë:

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 50cm

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 780 Ha, kryesisht ne fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 180 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 580 Ha

Grurë 20 Ha

 -Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 579 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar  208 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 266 Ha

Bimë decorative 70 Ha

Grurë 35 Ha

Në Nj.A. Dajc  nuk ka energji elektrike.

UKSH ka furnizuar me uje te èpijshëm banore të fshatit Oblikë.

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc,Guri Zi

Tokë e pakultivuar 15 Ha

Foragjere te dyta,jonxhe 15 Ha

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 10 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 20 Ha

Në Nj.A.Velipojë, në dy shtëpi ka prezencë uji rreth 30cm. Ka shkarje dherërash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkdoër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 250 Ha, kryesisht ne fshatin Trush (fusha e stomes), e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 90 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 150 Ha

Grurë 10 Ha

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 12 Ha, ne fshatin Zues

Tokë e pakultivuar 5 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe  5 Ha

Pemtore  2 Ha

Vazhdon gerrryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç.