“Shpërdorim detyre”, Ndiqet penalisht drejtori i Burgut të Beratit

328
Sigal

Drejtori i IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi është në ndjekje penale për “Shpërdorim Detyre”. Lajmi bëhet i ditur nga oficerët e SHKB-së së Burgjeve, të cilët kanë përcjell? dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi.

Këlliçi është hetuar prej 1-muaji nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve, të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara.

Sipas ShKB-së së Burgjeve, Hiqmet Këlliçi akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se, ai nuk i dëmtonte të dënuarit që, sipas tij, duhet të përfitonin “liri me kusht”,edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme. Në shumë raste të tilla edhe pse juristi i IEPV-së Berat përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës,ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij. Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se, Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura, që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

Të pyetur në lidhje me këtë hetim, burime të Prokurorisë së Rrethit Berat konfirmojnë se,çeshtja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi,ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot,pas hedhjet së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.

Kjo është çeshtja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim deryre” nga SHKB-ja,pasi shoferi i tij me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për tu siguruar favore në këmbim të rryshfeteve.