U përdhunua nga i dashuri dhe shoku i tij, zbardhet dëshmia e 23-vjeçares nga Fieri

278
Sigal

Detaje të tjera janë zbuluar nga përdhunimi i një 23-vjeçareje në qytetin e Fierit. E reja u shantazhua dhe u abuzua seksualisht nga i dashuri dhe shoku i tij.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur më 5 maj të këtij viti, kur e reja është thirrur nga i dashuri në shtëpinë e tij. Pasi 23-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e tij, atje ka gjetur dhe shokun e tij.

E reja ka treguar se fillimisht i dashuri i saj dhe shoku i tij i kanë kërkuar vajzës një shumë parash. Por pasi ajo i ka kundërshtuar, djemtë e kanë përdhunuar me radhë vajzën.

Pas ngjarjes së ndodhur, vajza u ka treguar familjarëve dhe të nesërmen ka bërë denoncimin në polici.

Pas sigurimit të provave të nevojshme, policia ka arrestuar dy të rinjtë me inicialet M.G, 26-vjeç dhe O.A, 25-vjeç.