Dy të rinjë kapen “mat” në Korçë pasi kishin fshehur drogë në makinë

672
Sigal

Në prangat e policisë së Korçës kanë rënë I.Dh, 36 vjeç dhe F.A, 35 vjeç pasi janë kapur me 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Sipas Policisë gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1.2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare.

Njoftimi i policisë:

Falë bashkëpunimit Komunitet-Polici, goditet një tjetër rast në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1,2 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare në lekë, euro, dollarë dhe paund britanikë.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, mbi bazën e informacioneve të marra falë bashkëpunimit me komunitetin, se një shtetas ishte duke transportuar një sasi të dyshuar narkotike me mjetin e tij në drejtim të qytetit të Korçës, organizuan shërbimet dhe falë vlerësimit në kohë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• I.Dh, 36 vjeç dhe

• F.A, 35 vjeç, (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), të dy banues në Korçë.

Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në fshatin Bregas, Maliq, ndaj automjetit tip “Audi A3” me drejtues shtetasin I.Dh., dhe pasagjer shtetasin F.A, gjetën të fshehur në pjesën e prapakolpit të tij një sasi prej 1,2 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si edhe sasi monetare, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.