E gjithë familja në mbështetje të Victoria Beckham në Javën e Modës në New York

505
Sigal

Ajo prezantoi koleksionin e saj më të ri të veshjeve pranverë-verë 2020 për krijimin e të cilit hoqi dorë nga turneu muzikor i “Spice Girls”.

Sikurse vitin e kaluar, edhe këtë herë Victoria Beckham shkëlqeu me veshjet e saj më të reja dhe kjo u vu re nga të pranishmit në sfilatë të cilët vlerësuan çdo parakalim të modeleve.

Në radhë të parë për të mbështetur mbretëreshën e shtëpisë ishin familjarët e stilistes të cilët kanë brohoritur çdo moment për të. Një ndër të ftuarat speciale të këtij eventi ishte edhe drejtuesja e revistës “Vogue” Anna Wintour e cila mbeti e kënaqur nga krijimet e Beckham.