SPAK kërkoi 1 vit burg për Luan Dacin, ky është vendimi final i GJKKO për gjyqtarin

264
Sigal

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka shpallur vendimin përfundimtar për Gjyqtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelit Luan Daçi.

Gjkko vendosi deklarimin fajtor të Luan Dacit, me 12 muaj shërbim prove, ndërkohë që SPAK kishte kërkuar më herët dënimin e tij me 1 vit burg.

Vendimi u dha nga gjyqtari Sandër Simoni, ndërkohë që pritet të apelohet nga avokatët mbrojtës të Dacit në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Daci u pezullua nga detyra në 20 maj të këtij viti dhe u mor në hetim nga Struktura e Posaçme e Anti-Korrupsion por Apeli e rrëzoi vendimin duke e rikthyer në detyrën gjyqtarin vetëm 2 javë më pas.

Por tashmë ai është shpallur fajtor, dhe duke u bazuar te ligji në fuqi pezullohet automatikisht nga detyra.

Daci ka fshehur të kaluarën e tij duke gënjyer për një shkarkim nga detyra si i paaftë në vitin 1997, të cilin nuk e tregoi në momentin që kaloi Vetingun.