FNSH shpëton banorin e izoluar nën 4 metra borë (VIDEO)

46
Sigal

Një banor në Qafë Thore, i cili ishte izoluar është shpëtuar nga FNSH Administrata e Zonave te Mbrojtura dhe banorë të Thethit.

Mësohet se shtetasi Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi, ndërsa ishte izoluar te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra.

Prej disa ditësh i gjithë vendi është përfshirë nga një mot i keq me dëborë në zonat malore dhe reshje shiu në zona e ulëta duke sjellë përmbytje nga jugu në veri të vendit.