SPAK bën bilancin e punës për qershorin: 29 të pandehur janë shpallur fajtorë! Ja sa pasuri u konfiskuan në një muaj

144
Sigal

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë publike statistikat e punës për muajin qershor, ku ndër të tjera thotë se  janë deklaruar fajtor 29 persona.

Po ashtu, SPAK thotë se janë 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.  Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

SPAK gjithashtu njofton se gjate muajit qershor jane leshur urdhra ekzekutimi për konfiskim pasurie, qe arrijne ne disa qindra mijera euro.

Gjatë muajit Qershor 2022:

Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.
Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Janë dërguar për gjykim 3 procedime penaleme 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçmeështë miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.
Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.
Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.
Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.
Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:
Automjete 6 copë
Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme
Laptop 6 copë
Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:
800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë
074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO
005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)
000(dymbëdhjetë) mijë dollarë
2200 (dymijë e dyqindtë) franga
Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.
Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.
Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.
Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.
U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.