Panik në spitalin e Fierit, pacientët dalin jashtë me vrap. Zjarrfikësit shuajnë flakët e zjarrit që përfshiu repartin e grafisë

115
Sigal

Flakët e zjarrit kanë përfshirë sallën ku bëhen grafitë në spitalin e Fierit.

Situata ka shkaktuar frikë tek pacientët të cilët kanë dalë jashtë ambienteve të spitalit të panikosur.

Zjarri ka rënë në sallën e grafisë, në katin e parë të spitalit.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Fier/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.